KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali, kapet skafi me 500 kilogramë kanabis nisur nga Shqipëria
gomone, shqiperi itali, operacion i perbashket, 500 kg kanabis, skaf

Itali, kapet skafi me 500 kilogramë kanabis nisur nga Shqipëria

Rreth 500 kilogramë kanabis sativa u kap mbrëmjen e së shtunës nga policia italiane në ujrat e shtetit fshqinj. Lënda narkotike ishte ngarkuar në bregdetin shqiptar, ku rreth mesditës Qendra Ndërkombëtare Operacionale Detare në Durrës njoftoi policinë për një mjet që lëvizte me shpejtësi nga perëndimi në drejtim të Kepit të Rodonit. Policia shqiptare nisi ndjekjen e skafit, por trafikuesit u larguan drej ujrave ndërkombëtare. Në njoftimin e shpërndarë për mediat policia theksoi sepër këtë operacion u vu në dijeni Guardia di Finanza dhe Interforca. Dhe vetëm pas 7 orësh ndjekje në det policia italiane ndaloi mjetine lundrimit me dy persona në bord dhe me ngarkesën me lëndë narkotike prej 533.5 kilogramë. Drejtuesit e mjetit janë dy shtetas italianë A.M, 38 vjeç dhe A.C, 60 vjeç, te dy nga Brindisi”.

Ky operacion i përbaskët njofton policia është vlerësuar edhe nga autoritetet italiane për shkëmbimin në kohë të informacionit dhe bashkërendimin e operacionit që çoi në identifikimin e mjetit, kapjen e autorëve dhe sekuestrimin e lëndës narkotike.