KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali, miratohet ligji për martesat e homoseksualëve
itali, ligji per martesat gei, parlamenti italian, martesat homoseksuale

Itali, miratohet ligji për martesat e homoseksualëve

Parlamenti italian mbështeti sot ligjin për bashkimet civile dhe mes anetareve gei përmes një votëbesimi për kryeministrin e majtë Mateo Renzi. Deri para këtij votimi, Italia ishte vendi i fundit perëndimor që nuk i kishte njohur ligjërisht martesat dhe partneritetet të personave të të njëjtit gjini. Deputetët në parlamentin italian, me 369 vota pro dhe 193 kundër, mbështetën qeverinë në propozimin e saj që projektligji i bashkimeve civilëve gei të bëhej ligj. Një miratim përfundimtar i këtij ligji pritet të ndërmerret në orët e vona të mbrëmjes, por deputetet e konsiderojnë këtë votim si formal pasi votëbesimi ishte pengesa kritike në këtë drejtim. Projektligji i ri u jep çifteve gei të njëjtat të drejtat dhe mbrojtje që gëzojnë çiftet e martuara hetereseksuale, siç është e drejta për të trashëguar pensionin e partnerit te vdekur. Ndërkohë, është rrëzuar një dispozitë e këtij ligji që u jep të drejtën personave homoseksuale të adoptojnë femijet e partnerëve të tyre. Vitin e shkuar, Gjykata Europiane e të Drejtave të njeriut deklaroi së Italia kishte dhunuar të drejtat njerëzore duke dështuar në ofrimin e mbrojtjes ligjore për çiftet e të njëjtit seks.