KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali, protesta kundër emigrantëve
protesta, kunder emigranteve, itali, rajoni, bota

Itali, protesta kundër emigrantëve

 

Banorët e komunave Goro e Gorino në provincën e Ferrarës në Itali kanë ngritur barrikada rrugore kundër mbërritjes së emigrantëve në territorin e qytezës së tyre. Materiale druri, e gjithçka tjetër e mundshme kanë bllokuar 3 pikat hyrëse rrugore në këto qytezë, për të kundërshtuar planin kombëtar të shpërndarjes territoriale të emirantëve miratuar pak kohë më parë nga qeveria italiane. Këto barrikada kanë bllokuar autobuzët me emigrantë, duke lejuar vetëm kalimin e automjetëve të banorëve të zonës. Protestat e banorëve të zonës vazhdojmë në rrugët e këtyre qytezave, Në shenjë proteste shkollat janë mbyllur e mjaft sipërmarrje janë në grevë. Në autobuzët me emigrantë të mbëritur në këtë terrior ka patur mjaft gra shtëzëna e fëmijë që për shkak të protestave të banorëve nuk kanë mundur të sistemohen. Banorët e zonës komentojnë se “protestat e tyre nuk kanë të bëjnë me racizmin , por me faktin se per një vendim të tillë, autoritttet italiane duhet të merrnin në konsideratë opinionin e banorëve.” Kreu i departamentit të Ministrisë së Brendshme Italiane Mario Morkone, ka komentuar ngjarjet në Ferrara si “një akt i turpshëm i personave të papërgjegjshëm që nuk lejuan të sistemohen gra e fëmijë emigrantë. Ndërkohë 12 gra e fëmijë të vegjël që duhet të sistemoheshin në këto komuna janë spostuar në komunat përreth.