KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali; Referendumi për ndryshimet kushtetuese
Itali, fitorja e "Jo"së në referendum shoqërohet me paqartësi

Itali; Referendumi për ndryshimet kushtetuese

Ka mbetur edhe një javë nga dita kur italianët do të votojnë në referendumin më të debatuar për ndryshimet kushtetuese. Palët politike janë ata që tashmë po japin maksimumin me ture në qytete të ndryshme dhe me mesazhe në media për t’u rekomanduar qytetarëve votën po ose jo mbi reformën, që do të ulte shpenzimet qeveritare dhe numrin e deputeteve në parlamentin dhe senatin italian. Por e diela e katër dhjetorit shihet edhe si një test i drejtpërdrejtë për kryeministrin Mateo Renzi, i cili fillimisht tha se do të dorëhiqej nëse italianët do të votonin kundër reformës kushtetuese, por më pas u tërhoq nga ky premtim, teksa aktualisht janë kundërshtarët e tij veçanërisht ata të Lëvizjes “5 Yje”, që kërkojnë largimin e tij nga skena italiane e politikës nëse fiton alternativa jo. 4 dhjetori do të jetë një shfaqje e madhe e demokracisë, deklaroi Renzi, teksa i ka kthyer përgjigje edhe ish-kryeministrit Silvio Berluskoni i cili ka shprehur votën e tij kundër referendumi dhe ka sulmuar Renzin për qëndrimin e tij në detyre pavarësisht rezultatit të referendumit. Kryeministri italian pritet të mbajë të hënën një konferencë për shtyp për të shpjeguar të gjithë procedurën e votimit.