KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali, rëndohet bilanci nga përplasja e dy trenave
Itali, rëndohet bilanci nga përplasja e dy trenave
EPA/ITALIAN FIRE BRIGADE

Itali, rëndohet bilanci nga përplasja e dy trenave

23 persona humbën jetën dhe rreth 50 të tjerë u plagosën nga përplasja ballore e dy trenave të pasagjerëve në jug të Italisë. Dy trenat po udhëtonin në të njëjtin binar, por në drejtime të kundërta mes qyteteve bregdetare të Barit dhe Barletës. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin pasagjerët e mbijetuar nga vagonët që kanë pësuar dëmtime të rënda. Ndërkohë, pritet që numri i viktimave të rritet. Ndër të mbijetuarit ishte dhe një fëmijë i vogël i cili u dërgua menjëherë në spital. Akoma është paqartë se cili është shkaku pse të dy trenat ndodheshin në të njëjtin binar, duke shkaktuar përplasjen e cila ndodhi rreth orës 11.30 me orën lokale. Mediat italiane raportojnë se njëri nga trenat vinte nga Andria dhe tjetri nga Korado.  Secili nga trenat kishte nga katër vagone. Pamjet nga vendi i katastrofës të publikuara nga mediat tregojnë ekipet e shpëtimit që ndihmojnë një numër të madh personash të lenduar. Kryeministri Mateo Renzi ndërpreu udhëtimin e tij për Milano dhe u kthye menjëherë në Romë.