KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali, roja bregdetare shpëton rreth 900 emigrantë pranë brigjeve të Siçilisë
Migrants sit in a boat during a rescue operation by the Italian navy off the coast of Sicily on Nov. 28. Italy is looking to revamp the way it handles the hundreds of thousands of migrants who arrive annually.

Itali, roja bregdetare shpëton rreth 900 emigrantë pranë brigjeve të Siçilisë

Roja bregdetare italiane ka shpëtuar afër brigjeve të Siçilisë rreth 900 emigrantë, kryesisht sirianë dhe irakianë. Komisariati i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët, lajmëroi se ky rast paraqet përpjekjen më të madhe për emigrim masiv nga Siria dhe Iraku drejt Italisë që nga fillimi i vitit. Roja bregdetare italiane deklaroi se nga një anije janë shpëtuar 515 persona, ndërsa nga tjetra rreth 380 vetë. Komisariati i OKB-së për refugjatët deklaroi se sirianët dhe irakianët kanë ardhur nga Egjipti dhe jo nga Libia, pika tradicionale për largimin e shumicës së emigrantëve që vijnë në Itali. Në muajin prill në Itali kanë arritur më shumë emigrantë se sa në Greqi, një dukuri që nuk ishte vënë re që nga maji i vitit 2015.