KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali: Rreth 500 emigrantë të tjerë zbarkojnë në Siçili
Itali: Rreth 500 emigrantë të tjerë zbarkojnë në Siçili
EPA/STR

Itali: Rreth 500 emigrantë të tjerë zbarkojnë në Siçili

Rreth 500 emigrantë nga Afrika zbarkuan në mëngjes heret në portin Augusta të Siçilisë. Emigrantët u gjetën në det të hapur, pasi ishin nisur të dielën nga Libia me tri varka gome. Ndërsa gjatë fundjavës, anije patrullimi italiane, britanike dhe irlandeze mblodhën në det mbi 3.400 emigrantë që ishin nisur drejt brigjeve italiane.

Zbarkimet e reja pasojnë një valë të fortë ardhjesh në fund të gushtit, kur brenda 5 ditësh arritën në Itali 14 mijë njerëz. Sipas Ministrisë së Brendshme të Italiane, që nga janari 2016, në këtë vend kanë arritur 124 mijë emgrantë nga veriu i Afrikës. Italia po përballet me një rritje të numrit të emigrantëve këtë vit, pas mbylljes së rrugës greke të emigrimit.