KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali: Shkon në 60 bilanci i viktimave të tërmetit
Itali: Shkon në 60 bilanci i viktimave të tërmetit
EPA/MASSIMO PERCOSSI

Itali: Shkon në 60 bilanci i viktimave të tërmetit

Afro 12 orë pas një serie tërmetesh të fuqishme që goditën Italinë qendrore mëngjesin e së mërkurës, bilanci po merr përmasat e një tragjedie. Të paktë 60 persona kanë humbur jetën dhe rreth 150 konsiderohen të zhdukur, njoftojnë mediat italiane, por që ende nuk konfirmohen zyrtarisht. Shumë persona janë plagosur, midis tyre edhe 6 shqiptarë. Këta të fundit, sipas burimeve zyrtare shqiptare ata janë jashtë rrezikut. Ekipet e shpëtimit po punojnë me intensitet të lartë për të nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit. Sipas zyrtarëve  italianë qyteti i Amatriçes nuk është më pasi ndërtesat janë rrëzuar në tokë. Kryeministri Mateo Renzi tha se prioritet për momentin është nxjerrja e njerëzve nga rrënojat, ndërsa presidenti Serxhio Matarela bëri thirrje për solidaritet. Komuniteti ndërkombëtar ka reaguar me dhimbje ndaj kësaj tragjedie që goditi Italinë, ndërsa ka shprehur solidaritet me popullin dhe qeverinë italiane. Midis tyre janë edhe presidenti Nishani dhe kryeministri Rama, si dhe zyrtarë e politikanë të tjerë të lartë shqiptarë.