KRYEFAQJA » LAJME » Itali-Shqipëri, asgjësohet superorganizata
Itali-Shqipëri, asgjësohet superorganizata

Itali-Shqipëri, asgjësohet superorganizata

Një organizatë kriminale e cila furnizonte cdo vit tregun italian me gati 1 ton heroinë nga Shqipëria, është asgjësuar nga policia italiane dhe ajo shqiptare. Sipas autoriteteve policore nga të dy vendet, të cilët dolën në një konference të përbashkët shtypi, gjatë operacionit të koduar “Enigma” mëngjesin e së mërkurës janë ndaluar në Shqipëri dhe Itali 16 persona dhe 5 janë në kërkim. Midis tyre vëllezërit Altin dhe Emiljan Hajro nga Shijaku, që dyshohet se janë kapot e organizatës. “Organizata kriminale ishte në gjëndje të fuste në tregun Italian deri në 1 ton heroinë në vit kishte krerët e saj në Shqipëri. Paratë që buronin nga shitja e drogës dërgoheshin në Shqipëri përmes korrierëve për tu përdorur për blerjen e lëndës narkotike dhe për realizimin e investimeve në pasuri të patundshme ” tha zyrtari i Policisë së Shtetit. Burime të ndryshme informacioni bëjnë të ditur se pritet të sekuestrohen edhe pasuritë e anëtarëve të bandës që kapin vlerën e 10 milionë eurove. Specialistëve të luftës kundër narkotikëve u ka tërhequr vemendje organizimi gati perfekt i organizatës e cila kryente aktivitet prej vitesh.
Ky është një nga operacionet më të bujshme të policisë shqiptare dhe asaj italiane.