KRYEFAQJA » LAJME » Itali – Shqipëri në “Renzo Barbera” të Palermos
Itali - Shqipëri në “Renzo Barbera” të Palermos

Itali – Shqipëri në “Renzo Barbera” të Palermos

Stadiumi “Renzo Barbera” i Palermos, do të presi mbrëmjen e 24 marsit Italinë dhe Shqipërinë, në takimin për eliminatoret e grupit G për Kupën e Botës “Rusia 2018”. Lajmi është njoftuar nga Federata shqiptare e Futbollit ne faqen e saj në internet. Ky është takimi i dytë mes dy vendeve pas miqësores së luajtur në Xhenoa më 18 nëntorit 2014, dhe që u fitua nga vendasit 1-0.
Për kombëtaren italiane Palermo konsiderohet si qytet me fat pasi në të numërohen 13 takime të luajtura me një bilanc 11 fitore, 1 barazim dhe një humbje. Italia ndodhet në krye të grupit G bashkë me Spanjën me 10 pikë. Ndërsa Shqipëria në vendin e katërt pas Izraelit me 6 pikë në 4 takime.
Sa për histori, Stadiumi “Renzo Barbera” i Palermos është inaguruar në vitin e largët 1932 sipas një projekti të arkitektit Xhovani Batista Santanxhelo. Ai i është nënshtruar disa herë rikonstruksionit dhe zgjerimit dhe sot ka një kapacitet prej afro 37 mijë spektatorësh. Stadiumi ka qenë arenë e takimeve të rëndësishme futbollistike si ato për grupin F në Kupën e Botës më 1990, por edhe e koncerteve muzikore si ato të Frenk Sinatrës, grupit Duran Duran etj.