KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali: Të tjera lëkundje tërmeti në qendër të vendit
Italia tronditet nga tërmetet

Itali: Të tjera lëkundje tërmeti në qendër të vendit

Pas tërmetit në Amatriçe ku 296 persona humbën jetën, italianët sërish janë në panik. Të tjera lëkundje sizmike vijojë të ndihen në zona të ndryshme të vendit, por veçanërisht në ato qendrore, në afërsi të Amatriçes, qytet tashmë i shkatërruar si pasojë e lëkundjes 6.2 ballë. Në orën 23. 36 minuta tës ë hënës , u regjistrua një tërmet me magnitudë 3.5 ballë, me epiqendër Rietin. Sipas Institutit kombëtar gjeofizik, epiqendra ka qenë saktësisht 10 kilometër në thellësi dhe 5 në distancë larg nga Amatrice dhe 9 kilometër nga Akumoli. Nuk ka pasur dëme, shëmbje banesash apo të lënduar, por frika ka pushtuar banorët e këtyre zonave. Por teksa tërmeti nuk ndalet, Amatrice , Akumoli dhe Rieti, por veçanërisht Amatrice po lufton me motin e keq për të ndërtuar sa më parë jetën e humbur, shkollat, infrastukturën rrugore, institucionet e shërbimit dhe gjithçka humbën atë natë të frikshme të 24 gushtit. Nga 24 gushti kur ra tërmeti janë regjistruar 5. 300 lëkundje.