KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali, vazhdojnë operacionet për të shpëtuar emigrantët e jashtëligjshëm
Vazhdojnë kërkimet në brigjet e Libisë

Itali, vazhdojnë operacionet për të shpëtuar emigrantët e jashtëligjshëm

Roja bregdetare italiane kreu 5 operacione të reja sot për shpëtimin e emigrantëve të paligjshëm në detin mesdhe. U shpëtuan 670 njerëz, nga të cilët rreth 100 gra e 50 të mitur. Katër nga operacionet u kryën pranë ujërave të Libise prej nga ishin nisur katër varka të mëdha gome me nga 100 persona secila. Në shpëtimin tjetër në det të hapur mori pjesë edhe një anije kroate.