KRYEFAQJA » LAJME » Itali, zbardhet operacioni që vuri në pranga familjet shqiptare të drogës

Itali, zbardhet operacioni që vuri në pranga familjet shqiptare të drogës

Policia italiane e qytetit të Parmës arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 9 persona, anëtarë të një organizate italo-shqiptare që trafikonte kokainë në territorin e provincës së Parmës. Në pranga kanë përfunduar 7 shqiptarë mes të cilëve dy gra, si dhe 2 nënshtetas italianë.
Operacioni i koduar “Lumi i madh”, ka nisur hetimet më vitin 2014 duke vërtetuar një lumë trafiku kokaine në këtë territor administruar nga dy familje shqiptare e të ndihmuar nga bashkëpunëtorë italianë.
Njëra prej familjeve shqiptare merrej me administrimin dhe trafikimin e kokainës nga Parma e Senago. Ndërkohë dy nënshtetasit italianë kryenin detyrën e shoferit dhe korrierit duke u paguar me 100 euro për çdo udhëtim. Më pas kokaina përpunohej brenda banesës së shqiptarëve dhe duke u shitur në lokalet publike të zonës së Polesines në Zibello. Familja tjetër shqiptare merrej me trafikimin e kokainës në komunën Fidenze.