KRYEFAQJA » LAJME » Itali, zgjedhje lokale pjesore
Itali, zgjedhje lokale pjesore

Itali, zgjedhje lokale pjesore

Në disa pjesë të Italisë u mbajt të dielën raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Vendvotimet në 126 komuna, mes të cilave janë dhe ato të Romës, Napolit, Torinos dhe Bolonjës, u happen në mëngjes në orën 7, kurse votimi vijon deri në orën 23. Ministria e Punëve të Brendshme të Italisë bën të ditur se të drejtën për të votuar në këtë raund zgjedhjesh e kanë 8 milione e gjysëm persona. Raundi i parë i këtyre zgjedhjeve u mbajt më 5 qershor, por meqë askush nuk fitoi më shumë se 50 për qind të votave, mbahet edhe raundi i dytë në të cilin garojnë dy kandidatët me më tepër vota.