KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Italia drejt reformës kushtetuese
Italia drejt reformës kushtetuese

Italia drejt reformës kushtetuese

Senati italian miratoi reformën kushtetuese e cila do të kalojë tani në dhomën e ulët të parlamentit për leximin e katërt. Në senat, 179 ligjvënës votuan pro reformës, 16 kundër dhe 7 abstenuan. Sipas rregullit, ndryshimet e kushtetutes duhen votuar nga dy herë në secilën nga dhomat e parlamentit. Reforma pritet të sjellë ndryshime në menyren e qeverisjes së Italisë. Të gjithe e kanë pranuar se makineria e tanishme e shtetit punon tepër ngadalë dhe është tepër e shtrenjtë dhe mjaft e politizuar. Kurse sistemi i ri që synon reforma do të ketë një senat më të vogël në bazë rajonesh me fuqi të kufizuara ligjhartuese. Nga 315 anëtare sa ka tani, senati i ri do të ketë vetëm 95 përfaqësues që zgjidhen nga keshillat rajonale dhe kryetaret e bashkive, plus 5 senatorë që i emëron drejtperdrejt presidenti i republikes. Kryeministri Mateo Renzi e priti me entuziazem miratimine reformës në Senat.