KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Italia, Gjermania dhe Franca, i kërkojnë BE një përgjigje të fortë ndaj krizës së emigrantëve
Italia, Gjermania dhe Franca, i kërkojnë BE një përgjigje të fortë ndaj krizës së emigrantëve

Italia, Gjermania dhe Franca, i kërkojnë BE një përgjigje të fortë ndaj krizës së emigrantëve

Italia, Gjermania dhe Franca, kanë nënshkruar së bashku një dokument politik ku i kërkojnë Bashkimit Europian rishikimin e rregullave europiane në të drejtën e azilit për emigrantët. Dokumenti u firmos nga ministri i Jashtëm italian Gentiloni, ai gjerman Steinmeier e francezi Fabius. Nëpërmjet tij u kërkohet vendeve të BE një përgjigje të fortë ndaj krizës së emigrantëve duke evidentuar faktin e mos rinovimit prej 25 vitesh të sistemit europian të së drejtës për azil ndaj emigrantëve me domosdoshmërinë e rishikimit të tyre ndaj fakteve të aktualitetit të sotëm. Objektivi është realizmi i një shpërndarje të barabartë të emigrantëve në territorin europian.
Dokumenti prej 5 faqesh mban titullin “Një politikë e përbashkët për emigracionin”. “Kriza aktuale e emigrantëve, lexohet në hyrje të këtij dokumenti, është një provë historike për vendet anëtare të BE, e gjatë javëve të fundit kjo krizë është bërë akoma më dramatike”. Për Italinë, Gjermaninë e Francën asnjë fluks emigratësh mund të justifikojë kushtet katastrofike humanitare që shohim të jetojnë çdo ditë emigrantët kudo në Europë. “Është e rëndësishme, theksohet në këtë dokument, që Europa të mbrojë në mënyrë humane emigrantët që kanë të drejtë mbrojtjeje, pavarësisht nga vendi ku ata vijnë. Janë të nevojshme procedura, institucione e standarde të përbashkëta e të harmonizuara europiane në fushën e të drejtës së azilit për emigrantët”. Të tre vendet kërkojnë nga shtetet europiane më shumë solidaritet e një asistencë të menjëhershme nga BE ndaj vendeve që aktualisht jetojnë presionin e flukseve të shumta të emigrantëve, si dhe më shumë mbështetje praktike e financiare. “Duke konsideruar limitet e sistemit aktual të së drejtës së azilit në Europë, vlerësohet në këtë dokument, është e domosdoshme nisja e një diskutimi të gjerë më vendet anëtare me qëllim arritjen e një normative që garanton shpërndarjen e barabartë të emigrantëve në të gjithë territorin e Bashkimit Europian. Dokumenti politik i nënshkruar nga Italia, Gjermania e Franca i është dorëzuar Komisioneres Europiane për Sigurinë e Politikëne Jashtme Federika Mogherini dhe pritet të merret në shqyrtim më 4- 5 shtator në mbledhjen informale të ministrave të jashtëm në Luksemburg.
Ndërkaq në mediat botërore po bëjnë xhiron e botës fotografitë me trupat e mbytur të disa fëmijëve emigrantë, të cilat kanë rritur jo vetem ndjenjën e dhimbjes, por edhe revoltës në mbarë opinionin.