KRYEFAQJA » LAJME » Italia në zi kombëtare
Italia në zi kombëtare
EPA/MASSIMO PERCOSSI

Italia në zi kombëtare

Italia është në zi kombëtare, në shenjë dhimbjeje, respekti dhe nderimi për rreth 300 persona që humbën jetën, pas një tërmeti të fuqishëm që goditi rajonet qendrore të vendit në orët e para të mëngjesit të 24 gushtit. Flamuri kombëtar italian është ulur në gjysmështizë në të gjitha institucionet publike. Presidenti Serxhio Matarella dhe kryeministri Mateo Renzi kanë marrë pjesë në funeralet shtetërore për viktimat e shënuara në Arkuata, qyteza më e goditur gjatë tërmetit.
Në zonat e prekura vazhdon gjendja e emergjencës dhe një fond prej 50 milionë eurosh është akorduar për rindërtimin. Ndërsa lëkundjet e tokës vazhdojnë, autoritetet thanë se nuk do t’i ndërpresin kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve dhe trupave të fatkeqëve. Të paktën 388 persona po kurohen në spitale, ndërsa më shumë se 2 mijë kanë mbetur të pastrehë.