KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Italia nxjerr 217 trupa njerëzish nga anija e fundosur në Detin Mesdhe
itali

Italia nxjerr 217 trupa njerëzish nga anija e fundosur në Detin Mesdhe

Punëtorët e emergjencës italiane kanë nxjerr 217 trupa nga anija e cila u fundos në Detin Mesdhe në prill të vitit 2015, ku mbetën të vdekur 500 emigrantë, njofton marina italiane. Fundosja e anijes ishte një nga fatkeqësitë më të këqija, në të cilën u përfshinë emigrantët të cilët po tentonin të arrinin në Evropë përmes detit. Reuters njofton se mijëra njerëz në vit, shumica e të cilëve duke ikur nga lufta në Lindjen e Mesme, kanë kaluar Detin Mesdhe përmes anijeve të mbipopulluara. Në vitin 2015, të paktën tre mijë e 770 njerëz mendohet se kanë vdekur në rrugët mesdhetare, shumica duke u mbytur në ujë pas përmbysjeve të anijeve të tyre.