KRYEFAQJA » LAJME » Italia tronditet nga tërmetet
Italia tronditet nga tërmetet

Italia tronditet nga tërmetet

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur gjatë natës pjesën qëndrore të Italisë, duke shkatërruar ndërtesa dhe duke shkaktuar panik te banorët. Tërmeti i parë, me fuqi prej 5.5 balle sipas shkallës Rihterit, ka goditur qytetin Viso në provincën Maçerata. Ai u pasua nga një tjetër tërmet, me magnitudë 6.1 ballë, në të njëjtën zonë. Janë shënuar disa njerëz të plagosur, por nuk ka raportime për të vdekur. Lëkundjet janë ndier edhe në kryeqytetin Romë.

Ambasada shqiptare në Romë njofton se po  qëndron në gatishmëri të plotë për të gjithë qytetarët shqiptarë në Itali. Është ngritur posaçërisht kabineti i krizës. Numri i kontaktit operativ është +39 3420498192. Çdo qytetar shqiptar që ka nevojë të kontaktojë Ambasadën, mund të telefonojë në këtë numër, i cili qëndron në funksion 24 orë në ditë.

Dy muaj më parë, një tërmet i fuqishëm goditi jugun e Italisë, duke vrarë 298 njerëz, midis tyre edhe një shtetas shqiptar.