KRYEFAQJA » LAJME » Italianët në referendum për konçesionet, qeveria kundër
Italianët votojnë sot në një referendum

Italianët në referendum për konçesionet, qeveria kundër

Italianët votojnë sot në një referendum për të vendosur nëse duan apo jo që të ndalohet rinovimi i konçensioneve dhënë kompanive të ndryshme të gazit dhe naftës në ujërat italiane të detit Adriatik. Që votimi të jetë i vlefshëm, duhet që pjesëmarrja të jetë më e lartë se 50 për qind e elektoratit. Kryeministri Renzi u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg kutive të votimit pasi referendumi nuk është i nevojshëm dhe mund të dëmtoje ekonominë. Votimi filloi në orën 7 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 11 të mbrëmjes së sotme. Aktualisht ekzistojnë 69 konçesione shfrytëzimi në ujërat italiane, 44 prej të cilave të vendosura deri në 12 milje larg bregut. Nëse në referendum fiton Po-ja, këto 44 katër fusha të shfrytëzimit do të mbyllen kur konçesioneve t’u mbaroje afati.