KRYEFAQJA » LAJME » Ivanov nuk i jep mandatin Zaevit: Platforma shqiptare për gjuhën shqipe është në shkelje të kushtetutës së vendit
Ivanov: "Kushtetuta dhe ndërgjegja nuk më lënë t’i japë mandatin Zaevit!"

Ivanov nuk i jep mandatin Zaevit: Platforma shqiptare për gjuhën shqipe është në shkelje të kushtetutës së vendit

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka deklaruar se nuk mund t’i japë mandatin për krijimin e kreut të partisë opozitare Zoran Zaev për të formuar kabinetin e ri qeveritar, pasi sipas tij, platforma shqiptare për gjuhën shqipe është në shkelje të kushtetutës së vendit. Gjatë një konference shtypi në Shkup, Ivanov i ardhur në pushtet nga Partia e Nikola Gruevskit, deklaroi se pranimi i platformës shqiptare është vepër penale. “Ka një problem shumë themelor. Pas zgjedhjeve, ne jemi befasuar me një platformë të papëlqyeshme post-zgjedhore nga një vend i huaj. Dokumenti i platformës është krijuar dhe nënshkruar në një vend të huaj, në zyrën e një shteti të huaj dhe me kryeministrin e një vendi të huaj” tha zoti Ivanov. “Përmbajtja e platformës është jashtë Kushtetutës dhe marrëveshjes kornizë të Ohrit. Me këtë platformë rrezikohet sovraniteti dhe pavarësia e shtetit, duke e çuar në një pozitë nënshtrimi apo të varësisë nga një vend tjetër. Me këtë platformë, Maqedonia shantazhohet dhe uniteti i saj, sovraniteti dhe pavarësia janë të kërkuara” shtoi presidenti Ivanov. “Platforma e zhvilluar nga një vend i huaj është një pengesë për t’i dhënë mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev. Kushtetuta dhe ndërgjegja nuk më lënë t’i japë mandatin Zaevit”, tha ai. Ivanov i ka kërkuar faktorit ndërkombëtar që të mos imponojnë platforma të huaja në Maqedoni. Më parë ai kishte deklaruar se mandatin për krijimin e qeverisë do ta merrte ai që deklaronte shumicë. Lideri i partisë opozitare Zoran Zaev ka siguruar firmat e 67 deputetë, nga 120 që ka parlamenti maqedonas, përfshirë këtu edhe deputetët e partive shqiptare atje për t’ju drejtuar Presidentit të vendit për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re.