KRYEFAQJA » LAJME » Ivanov partive politike: Jepini fund krizës!
Ivanov partive politike: Jepini fund krizës!

Ivanov partive politike: Jepini fund krizës!

Presidenti maqedonas George Ivanov, u ka bërë thirrje drejtuesve të partive politike që t’i japin fund krizës politike në vend. “Është momenti i fundit, që Marrëveshja e Përzhinos, të zbatohet pa shtyrje të mëtejme. Palët nuk mund t’u shmangen detyrimeve që dalin nga Marrëveshja, duke e vënë kështu në pikëpyetje të ardhmen europiane dhe perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë” nënvizohet në një komunikate të presidencës maqedonase. “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë ua dhanë besimin partive politike, jo për t’u bërë peng i interesave të tyre dhe peng i bllokadave politike, por duke pritur që partitë me vetëdije të punojnë në interes të shtetit. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë presin rezultate, zgjidhje të qëndrueshme dhe fund të kësaj krize politike”, vazhdon më tej deklarata e zotit Ivanov.
Një takim mes krerëve të partive politike në Maqedoni me praninë e komisionerit Johanes Hahn, nuk arriti në konkluzionet e duhura. Kreu i Opozitës Zaev kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve të parashikuara me 24 prill, pasi sipas tij nuk ka kohë të mjaftueshme për listat zgjedhore. Ish kryeministri Gruevski e konsideroi këtë deklaratë si frikë të Zaevit, se do të humbasë zgjedhjet. Ndërkombëtarët e kosndierojnë situatën në Maqedoni si mjaftë të brishtë.