KRYEFAQJA » LAJME » Izet Mexhiti, takim me drejtuesin e RTSH, Martin Leka
Izet Mexhiti, takim me z.Martin Leka

Izet Mexhiti, takim me drejtuesin e RTSH, Martin Leka

Kryetari i Bashkise së Çahirit në Shkup, njëkohësisht dhe nënkryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Izet Mexhiti, është pritur në një takim nga drejtuesi i Radiotelevizionit Shqiptar, Martin Leka. Ata kanë diskutuar mbi mundësite e shkëmbimit të informacionit të ndërsjelltë, aktiviteteve të ndryshme kulturore të përbashkëta, në mënyrë që edhe hapësira mediatike e shqiptarëve të Shkupit të jetë e pranishme më shumë në Shqipëri. Deputeti i pranishëm në takim, Fatmir Toçi, anëtar i komisionit të medias, garantoi mbështetjen për iniciativa të tilla që i shërbejnë integrimit kulturor jo vetëm mes shqiptarëve, por edhe mes Shqiperisë e Maqedonisë.