KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Izrael; Flakët përfshijnë qytetin e Haifës
izrael, zjarr, me i madhi, flake , te medha, haifa, rrezik

Izrael; Flakët përfshijnë qytetin e Haifës

Dhjetëra mijëra banorë jane evakuuar nga shtëpitë e tyre teksa flakë të mëdha zjarri kanë përfshirë disa pjesë të qytetit izraelit Haifa. Zjarri është nxitur nga erërat e ngrohta e të fuqishme në zona residenciale në veri të qytetit.Flakët gjithashtu po kërcënojnë shtëpi pranë Jeruzalemit dhe në West Bank. Sipas autoriteteve, gjysma e zjarreve jane të qëllimshme”, por policia nuk e konfirmon ende. Qindra rezervistë ushtarakë janë thirrur për të ndihmuar në betejën tre ditore të shpërthimit të zjarreve. Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo njerëz me plagë serioze, megjithëse një shërbim kombëtar ambulance tha se 55 persona janë trajtuar për thithje tymi – 36 prej të cilëve janë dërguar në spital.