KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Izrael, ndërtimi i murit prej 42 kilometrash
settlement-west-bank-israel

Izrael, ndërtimi i murit prej 42 kilometrash

Qeveria e Izraelit po ndërton një mur pengues 42 kilometra të gjatë në afërsi të qytetit të pushtuar Hebron në Bregun Perëndimor, për të cilin thotë se do të përfundojë brenda një viti. Sipas një njoftimi të lëshuar nga kryeministria, muri do të shtrihet nga qyteti palestinez Tarqumiyah deri te vendbanimi i kolonëve izraelitë në afërsi të postbllokut të ushtrisë në Mitar. Sipas autoriteteve izraelite ky mur jashtëzakonisht i madh ka për qëllim të pengojë kalimin e “terroristëve” dhe emigrantëve të jashtëligjshëm në anën e Izraelit.