KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Izrael: Nisin homazhet për Shimon Peres

Izrael: Nisin homazhet për Shimon Peres

Mijëra njerëz kanë nisur homazhet për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Izraelit, Shimon Peres, i cili u nda nga jeta të mërkurën, në moshën 93-vjeçare. Arkivoli me trupin e tij u vendos sot përpara ndërtesës së parlamentit në Jerusalem. Mes personalieteve që nderuan kujtimin e tij ishin presidenti aktual i Izraelit, Rojven Rivlin, kryeministri Beniamin Netanjahu dhe kryetari i knesetit, Juli Edelshtajn. Ceremonai zyrtare ishte e heshtur, asnjë nga drejtuesit e shtetit nuk mbajti fjalime. Varrimi i ish presidentit Peres do të kryhet ditën e premte. Presidenti i Shtetetve të Bashkuara, Barack Obama, dhe disa figura të tjera të fuqishme të botës kanë lajmëruar pjesemarrjen. Peres ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 1994, për rolin e tij në negocimin e marrëveshjes së paqes me palestinezët.