KRYEFAQJA » LAJME » Izrael: Vdes Shimon Peres, ish-presidenti ishte 93 vjeç

Izrael: Vdes Shimon Peres, ish-presidenti ishte 93 vjeç

Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeç ish-presidenti izraelit Shimon Peres. Vdekja e fituesit të Çmimit Nobel për paqen në vitin 1994 është njoftuar nga radioja ushtarake, që ka ndërprerë programin normal.

Peres dy javë më parë ishte goditur nga një insult që e kishte detyruar të shtrohej në spital. Pas kurimeve të para mjekët kishin folur për një gjëndje të rëëndë por të qëndrueshme. Dje në mënyrë të menjëherëshme gjendja shëndetësore e tij është rënduar dhe familjarët kanë shkuar pranë tij në spital. Vdekja ndodhi në 2:15 sipas orës lokale (1:15 në Shqipëri).

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thirrur për sot në mëngjes një mbledhje zije të qeverisë së Izraelit. Në një komunikatë, Netanyahu dhe e shoqja kanë shprehur “një hidhërim të thellë për vdekjen e një personi të shtrenjtë për të gjithë Kombi”.