KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Izraeli dhe Turqia marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve
Israel-turkey

Izraeli dhe Turqia marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve

Izraeli dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Pas një takimi dje në Romë me sekretarin amerikan të shtetit Xhon Kerri, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi se është ndërmarrë një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat u prishën në vitin 2010, pas sulmit vdekjeprurës ndaj një anijeje turke e cila ishte drejtuar për në Gaza. Një zyrtar i qeverisë izraelite u shpreh për mediat se si pjesë e rikuperimit të marrëdhënieve, Izraeli ka kërkuar falje për sulmin ndaj anijes, ndërsa ka rënë dakord të paguajë 20 milionë dollarë për familjet e viktimave dhe të plagosurit. Sipas marrëveshjes, të dy vendet do të rivendosin marrëdhëniet diplomatike. Një zyrtar turk bëri të ditur se marrëveshja gjithashtu parashikon që Turqia të lejohet të dërgojë ndihma humanitare dhe produkte të tjera joushtarake në Gazadhe të angazhohet në projekte infrastrukturore, përfshi edhe ndërtimin e godinave rezidenciale dhe një spitali në atë territor.