KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Izraeli kundërshton planin francez për arritjen e paqes me Palestinën
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu (R) and French Foreign Minister Jean-Marc Ayrault (L) arrive for a meeting on May 15, 2016 during a meeting at the Prime Minister's office in Jerusalem. REUTERS/ MENAHEM KAHANA/Pool
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu (R) and French Foreign Minister Jean-Marc Ayrault (L) arrive for a meeting on May 15, 2016 during a meeting at the Prime Minister's office in Jerusalem. REUTERS/ MENAHEM KAHANA/Pool

Izraeli kundërshton planin francez për arritjen e paqes me Palestinën

Jean-Marc Ayrault, ministri i Jashtëm francez, ka deklaruar se në Paris do të mbahet një samit që ka për qëllim rinisjen e bisedimeve paqësore për Palestinën, pavarësisht kundërshtimeve të Izraelit. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, nuk është dakord me nismën franceze, e cila mbledh zyrtarë nga 20 vende, përfshirë Egjiptin, Arabinë Saudite, dhe Jordaninë, por jo nga territoret e Palestinës apo Izraelit, për takime që kanë për qëllim diskutimin e procesit paqësor. Natanjahu tha nje ditë më parë, pas bisedimeve me Ayrault në Jerusalem, se negociatat direkte pa parakushte janë mënyra më e mirë për të arritur një marrëveshje paqësore mes izraelitëve dhe palestinezëve. Ayrault zhvilloi bisedime në të njejtën ditë edhe me presidentin palestinez, Mahmud Abbas, në Brengun Perëndimor. Abbas e mbështet samitin e Parisit, i cili është planifikuar të mbahet më 30 maj.