KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Izraeli pezullon lejet e hyrjes për palestinezët gjatë Muajit të Ramazanit

Izraeli pezullon lejet e hyrjes për palestinezët gjatë Muajit të Ramazanit

Izraeli ka pezulluar lejet e hyrjes për dhjetëra-mijëra palestinezë gjatë Muajit të Ramazanit, si pasojë e një sulmi vdekjeprurës në Tel Aviv. Izraeli njoftoi sot se 83,000 leje për palestinezët në Bregun Perëndimor, për të vizituar të afërmit e tyre në Izrael gjatë Ramazanit, janë ngrirë. Autoritetet kanë thënë se lejet janë pezulluar edhe për qindra palestinezë në Rripin e Gazës. Që nga viti i kaluar ka pasur rritje të dhunës palestineze kundër izraelitëve, përfshirë të shtëna me armë zjarri dhe therje me thika. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka vizituar vendin e sulmit në Tel Aviv, ka thënë se ai është një krim i egër i “vrasjes dhe terrorizmit”.