KRYEFAQJA » LAJME » Ja ku renditet Shqipëria mes vendeve më të lumtura të botës

Ja ku renditet Shqipëria mes vendeve më të lumtura të botës

Shqipëria është e 109-a në botë sa u takon vendeve më të lumtura, sipas Raportit Botëror të Lumturisë. Raporti i hartuar nga Rrjeti për Zgjidhje dhe Zhvillim të Qëndrueshëm (SDSN) dhe Instituti i Tokës në Universitetin e Kolumbias u publikua të martën, në prag të Ditës Botërore të Lumturisë (20 mars).

Klasifikimi rendit 157 vende të botës duke marrë për bazë faktorë si të ardhurat vjetore për frymë, prodhimin e përgjithshëm bruto për frymë, shëndetësinë, jetëgjatësinë, pritshmëritë e njerëzve, korrupsionin dhe “të pasurit e dikujt ku të mbështetesh në rast nevoje”.

Sipas raportit, Kosova ndodhet shumë shkallë sipër Shqipërisë, në vendin e 77-të.

Dhjetë vendet më të lumtura gjatë vitit 2015 kanë qenë: Danimarka, Zvicra, Islanda, Norvegjia, Finlanda, Kanadaja, Holanda, Zelanda e Re, Australia dhe Suedia.

Kurse në dhjetëshen që mbyll renditjen bëjnë pjesë: Madagaskari, Tanzania, Liberia, Guinea, Ruanda, Benini, Afganistani, Togo, Siria dhe Burundi.

Shtetet e Bashkuara renditen të 13-at, Mbretëria e Bashkuar e 23-a, Franca e 32-a dhe Italia e 50-a.