KRYEFAQJA » LAJME » Ja kush do të cilësohet “vrasje rrugore”

Ja kush do të cilësohet “vrasje rrugore”

Një ditë pasi Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri paralajmëroi se aksidentet rrugore me pasojë vdekjen e qytetarëve do të konsiderohen si “vrasje rrugore”, Televizioni Shqiptar ka mësuar se ka filluar puna për amendimin e Kodit Penal.
Deri më tani janë 4 nene të reja të propozuara në kodin penal.
Do të quhet “vrasje rrugore” kur në aksident është verifikuar :
A. Përdorim i pijes alkolike dhe substancave narkotike
B. Nëse drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksidenti i faktohet shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara.
C.Nëse aksidenti ndodh në kryqëzim dhe semafori është i kuq.
D.Nëse aksidenti ndodh në raste të parakalimit të gabuar dhe drejtuesi i mjetit që shkakton aksident lëviz në krah të kundërt.
Burime pranë policisë së Shtetit i thanë Televizionit Shqiptar se ndryshimet për nenet 290 dhe 291 në Kodin Penal për ashpërsimin e dënimit për aksidentet rrugore janë propozuar nga ekspertët që në muajin prill të këtij viti. Më herët ekspertët e sigurisë rrugore kanë ngritur alarmin e mungesës së rakordimit mes institucioneve përkatëse për marrjen e masave në uljen e numrit të aksidenteve.
Propozimi i zotit Tahiri mori shkas nga aksidenti i ndodhur të dielën në Kamëz ku një furgon i policisë u godit nga një fuoristradë që ecte me shpejtësi tej normave të lejuara, ku një punnjës i policisë humbi jetën ndërsa dy të tjerë u plagosën.