KRYEFAQJA » LAJME » Guardiola kërcënoi lojtarët

Guardiola kërcënoi lojtarët

Bajernit të Mynihut iu desh të djersinte shumë për të thyer Juventusin e për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma. Pasi u gjendën në disavantazh të dy golave brenda 28 minutash, bavarezët barazuan shifrat në minutën e fundit e mandej shënuan edhe dy herë të tjera në shtesë. Po çfarë e ndryshoi për mirë lojën e Bajernit? Sekretin e rrëfen Tomas Myler, autor i golit të barazimit. Sipas sulmuesit gjerman, në pushimin mes pjesëve trajneri Pep Guardiola i kërcënoi futbollistët se do t’ua shkulte testikujt nëse vazhdonin të luanin në atë mënyrë.