KRYEFAQJA » LAJME » Jahjaga përsërit: Nuk rikandidoj për presidente!
Jahjaga: Jo akteve vandale, po gjuhës së dialogut!

Jahjaga përsërit: Nuk rikandidoj për presidente!

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka përsëritur se nuk do të rikandidojë për një mandat të dytë në krye të shtetit kosovar. Në një intervistë për të përditshmen kosovare “Zeri”, Jahjaga ka deklaruar se mandati i saj përfundon në 6 prill dhe pas kësaj, do ti shërbejë shtetit të Kosovës në detyra të tjera. “Jam e përqendruar në përmbylljen e mandatit tim si presidente. Kam ende gjëra që më duhet t’i përmbyll. Dhe mos harroni ende kam për të luajtur rol në tejkalimin e krizës aktuale. Kudo që do të jem, do të vazhdoj të jem e përkushtuar që të kontribuoj në forma të ndryshme në shumë çështje, të cilat i kam iniciuar në rolin tim si presidente”, është shprehur zonja Jahjaga në intervistën dhënë “Zerit”.
Përsa i përket deklaratave të koalicionit qeverisës se Hashim Thaçi do të zgjidhet si president i ardhshëm, presidentja Jahjaga ka thënë se kjo çështje u takon deputetëve të Kuvendit të Kosovës. “Është çështje e 120 deputetëve, që janë të thirrur me Kushtetutë, të zgjedhin presidentin e Republikës së Kosovës. Kjo del përtej detyrave të mia kushtetuese të jap vlerësim për këdo nga ky pozicion”, ka theksuar Jahjaga.