KRYEFAQJA » LAJME » Jahjaga, tryezë për zgjidhjen e krizës
Jahjaga, tryezë për zgjidhjen e krizës

Jahjaga, tryezë për zgjidhjen e krizës

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga ka ftuar në një tryezë dialogu gjithë krerët e partive për t’i hapur rrugë krizës institucionale. Pas takimeve të para me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësues të shqoërisë civile, zonja Jahhaja i quajti të papranueshme veprimet e dhunshme. Presidentja tha se do të mbajë takime të ndara edhe me krerët e tjerë të partive dhe kryeministrin Mustafa me shpresën se më pas do të ulen të gjithë me mirëkuptim në një tryezë të përbashkët. Në kuadër të përpjekjeve për të sjellë në normalitet punën e Kuvendit të Kosovës, kryetari Kadri Veseli thirri në një takim kryesinë e Kuvendit. Kryetari u shpreh i bindur se Kuvendi do të mbajë seancë gjatë kësaj jave, pavarësisht se javën e kaluar puna ishte e pamundur nga opozita, e cila përdori gaz lotsjellës në sallë për të penguar seancën. Zoti Veseli bëri të ditur se në mbledhjen e kryesisë nuk u mor ndonjë vendim konkret pasi do të priten më parë rezultatet e takimeve intensive te presidentes me faktorin politik vendas.