KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Jaho dhe Domingo shkelqejnë në Avinjon
Jaho dhe Domingo shkelqejnë në Avinjon

Jaho dhe Domingo shkelqejnë në Avinjon

Brohoritje dhe duartrokitje të zjarrta kanë shpërthyer në teatrit antik të Avinjonit për një mbretëreshë dhe një legjendë. Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ka shkëlqyer në rolin e Violetës përkrah Plaçido Domingos në rolin e Germontit në premierën e operas “Traviata” në teatrin antik. Një premierë e shumëpritur që shënonte edhe kthimin e tenorit spanjoll pas 38 vitesh ne festivalin “Choregie d’ Orange”, por që pa dyshim ka kulmuar në interpretimin sa sensual aq edhe dramatik të sopranos shqiptare. Një rol të cilin Ermonela e ka interpetuar me qindra herë, por që këtë rradhë ka patur një kulm të jashtëzakonshëm përkrah Domingos. Rrezatuese që në aktin e parë me një fustan të kuq, e ëmbël e romantike me fustanin e bardhë në duetin me Germontin, Ermonela jaho e ka bërë për vete publikun besnik të “Choregies d’ Orange” dhe atë që ka mundur ta ndjekë direkt në France 3.
Shkallët e teatrit antik kanë jehuar nga duartrokitjet e një produksioni dhe interpetimi që ka magjepsur me hiret dhe vokalet e jashtëzakonshme të artistëve. Ashtu siç e ka cilësuar edhe media dhe kritika franceze pas Cio Cio San, në “Madame Butterfly” dhe Violetës në “Traviata”, Ermonela Jaho ështe kurorëzuar një mbretëreshë që pritet të realizojë bashkëpunime të tjera me legjendën e operas Placido Domingo.