KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Jaho&Domingo koncert në Operan Muscat në Oman

Jaho&Domingo koncert në Operan Muscat në Oman

Pas një performancë të shkëlqyer mbrëmjen e 6 Janarit në Televizionin Francez Ermonela Jaho përgatitet të interpretoje përkrah Placido Domingos në Royal Opera House Muscat në Oman nesër në ora 19.00 me orën lokale. Ka qënë vetë sopranoja e cila ka postuar madje një moment nga provat me komentin “duke punuar për koncertin e radhës” ku sopranoja shihet përkrah tenorit me famë botërore Placido Domingo. Koncerti në operan mbreterore te Moscat do te interpretohet nga dy orkestra te rendesishme italiane si Orkestra Filarmonike e Brescias dhe ajo e Bergamos. Në Francë 3 shoqëruar nga Orkestra Shtetërore Franceze sopranoja Jaho na rezervoi arien “Ebben, në Andro Lontana” nga Catalani.

Viti 2016 ka qënë një vit i artë për sopranon shqiptare dhe gjatë gushtit ajo interpretoi Violetën në traviatën në Francë ku Zhermont ishte tenori Placido Domingo në Choregie d’ Orange. Përveç kësaj gjatë vitit të shkuar erdhen çmime, mirënjohje dhe role që e kanë ngjitur në majën e skenave operistike e po aq në vëmendjen e mediave botërore. Ndërsa gjatë muajit shkurt në agjendën e sopranos shtohet Opera e Sydneit në Australi ku do të interpretoje operan Traviata.