KRYEFAQJA » LAJME » Jaka: Pro legalizimit të canabis sattiva dhe ligjit të menaxhimit të mbetjeve

Jaka: Pro legalizimit të canabis sattiva dhe ligjit të menaxhimit të mbetjeve

Dhoma e tregtisë dhe industrisë shprehet pro për një legalizim të kontrolluar të bimes canabis sattiva. Kryetari i kësaj dhome Nikolin Jaka i pyetur nga televizioni shqiptar sa cënon klimën e biznesit debati për këtë çështje nga politika shqiptare iu përgjigj.

Gjatë një konference për shtyp kryetari i dhomes së tregtisë i ka bërë thirrje deputetëve për të votuar ligjin për menaxhimin e mbetjeve. Jakaj shpjegoi se ky ligj vjen sërish pas 3 vitesh pas konsultave dhe se , ndryshimet do të mundësojnë furnizimin e ndërmarrjeve prodhuese të industrisë të ricikluara me lëndë të para .
Ndërkohë që nga lista e miratuar në komisionin e veprimtarisë prodhuese rezulton se janë 25 mbetje pjesë e listës së gjelbër nga të cilat 8 prej tyre sipas kryetarit të komisionin Eduard Shalsi me shumë mundësi nuk mund të futen në Shqipëri për shkak se nuk kanë mundësi të riciklimit.