KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Jaka: Të mbështesim luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiskal
Jaka: Të mbështesim luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiskal

Jaka: Të mbështesim luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiskal

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës inkurajoi nismën dhe reformën e qeverisë në luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiskal. Aksioni i lajmëruar se do të nisi në shtator ka marrë mbështetjen e kreut të Dhomës, Nikolin Jaka. Duke i konsideruar këto fenomene si dëm për ekonominë dhe nxitëse të korrupsionit, zoti Jaka ju kërkoi sipërmarrësve të reagojnë me qytetari ndaj kësaj lufte. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës tha se 50 për qind e bizneseve në vend janë informale dhe në këtë pikë ai ftoi median të qëndrojë pranë aksionit të qeverisë. Zoti Jaka ndërkaq bëri të ditur se së shpejti institucioni i tij do të paraqesi pranë qeverisë propozimet për paketën fiskale 2016.