KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni, fillon takimi i liderëve të grupit të G7-ës
g7

Japoni, fillon takimi i liderëve të grupit të G7-ës

Udhëheqësit e vendeve anëtare të Grupit të 7-të fuqive ekonomike të botës filluan sot samitin në Japoni, të përqendruar te shqetësimet lidhur me shëndetin e ekonomisë globale. Në fokus të takimit dyditësh, shefat e shteteve dhe të qeverive të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Kanadasë dhe Japonisë, do të diskutojnë edhe për një varg çështjesh të tjera, përfshirë krizën e refugjatëve në Evropë, terrorizmin, sigurinë në internet dhe sigurinë detare. Para fillimit të samitit në Ise-Shim, pjesëmarrësit vizituan Ise Zhingun, vendin më të shenjtë të fesë Shinto. Udhëheqësit po ashtu mbollën nga një pemë në një ceremoni simbolike para hapjes së takimit. Të premten, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, do të vizitojë Hiroshimën, duke u bërë presidenti i parë amerikan, që udhëton në këtë qytet ku u përdor bomba e parë bërthamore në botë nga ana e Shteteve të Bashkuara.