KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni, forca të shtuara policore në mbrojtje të samitit të G7-ës
g 7

Japoni, forca të shtuara policore në mbrojtje të samitit të G7-ës

Të paktën 23 000 trupa policore do të jenë në gatishmëri për zhvillimin e samitit të G7-ës në Ise-Shima, në Japoninë Qendrore. Rreth 4 600 policë të tjerë do të vendosen në Hiroshima, qyteti ku presidenti amerikan Barak Obama do të shkojë pas përfundimit të samitit. Një shërbim i zgjeruar sigurie është vendosur në aeroportin e Chubus dhe në ishullin e Kashikojimas, ku do të zhvillohen takimet mes delegacioneve. Forcat speciale, në bashkëpunim me rojat bregdetare do të jenë në gatishmëri për të mënjanuar përpjekjet për sulme terroriste nga deti. Pas atentateve në Francë e Belgjikë, autoritetet lokale kanë rritur sigurinë edhe në stadiumet, teatrot dhe ambientet e tjera publike të vendit. Samiti i G7-ës do të zhvillohet në datat 26-27 maj.