KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni, G7 rikonfirmon premtimin për të mos ndryshuar kursin e këmbimit
g7

Japoni, G7 rikonfirmon premtimin për të mos ndryshuar kursin e këmbimit

Vendet e G7 rikonfirmuan premtimin për të mos shënjestruar kursin e këmbimit, ndërsa spektri i një lufte monetare është rigjallëruar kohët e fundit nga Japonia. “Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të pasura të G7-ës vunë theksin në rëndësinë e shmangjes së zhvlerësimeve konkurruese për të gjithë shtetet”, referuar një dokumenti të publikuar në përfundim të një takimi dy ditor në arkipelag. Në vazhdën e debateve të G7, sekretari i Thesarit amerikan, Jacob Lew ushtroi gjithashtu presion mbi Japoninë, për të shmangur zbatimin e kërcënimeve të përsëritura të Tokios për të ndërhyrë në tregjet valutore.