KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni, gjendet pas 6 ditësh djali i braktisur në pyll nga prindërit
japan boy

Japoni, gjendet pas 6 ditësh djali i braktisur në pyll nga prindërit

Djali i braktisur nga prindërit në një pyll me arinj në veri të Japonisë, është gjetur i gjallë dhe shumë mirë. 7-vjeçari Yamato Tanooka u gjet në një kazermë ushtarake në afërsi të Shikabe, në veri të Hokkaidos, disa kilometra larg vendit ku ishte lënë nga prindërit. Djali u gjet nga një ushtar i cili rastësisht hyri në barakën ku ishte strehuar ai. Ushtari e kishte pyetur nëse ishte Tamato, ndërsa djali ishte përgjigjur me një “po”. 7-vjeçari më pas i kishte thënë se ishte shumë i uritur. Yamato kishte kaluar nëpër male derisa kishte gjetur barakën si një vend të sigurt për t’u strehuar. I ati i djaloshit të gjetur tha se i kishte kërkuar falje të birit, ndërsa mes lotësh falënderoi të gjithë ata që ishin përfshirë në misionin për kërkimin e Yamatos. Në fillim, prindërit e tij thanë se ai u zhduk ndërsa ata po shëtisnin në pyll, por më pas pranuan se e kishin lënë vetëm në rrugë, në mënyrë që ta ndëshkonin pasi ishte sjellë keq.