KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni; Merren masa pas dy tërmeteve
termetettt

Japoni; Merren masa pas dy tërmeteve

Të paktën 250 mijë persona janë udhëzuar të lënë banesat e tyre, për shkak të mundësisë për tërmete të tjera në Japoni, pas dy tërmetesh të fuqishëm që goditën ishullin Kjushu javën e shkuar, duke shkaktuar të paktën 42 viktima. Agjencia meteorologjike japoneze ka njoftuar se tërmete të tjera mund të godasin sërish vendin në ditët e ardhshme. Më shumë se 1 mijë persona janë plagosur, ndërsa janë dëmtuar godina, banesa, rrugë dhe ura. Rreth 30 mijë punonjës të skuadrave të kërkim-shpëtimit po vijojnë të kërkojnë për të mbijetuar. Nderkohë policia njoftoi se 11 persona vijojnë të rezultojnë të humbur.