KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni, përfundon Samiti i G7-ës
g7

Japoni, përfundon Samiti i G7-ës

Emigrimi, terrorizmi dhe siguria globale janë temat që figurojnë në dokumentin përfundimtar të Samitit të G-7 në Japoni, i cili mbylli sot punimet. Lëvizjen e vazhdueshme masive të migrantëve dhe refugjatëve, vendet e G-7 e vlerësojnë si problem global që duhet të zgjidhet nga tërë bashkësia ndërkombëtare. Keshtu theksohet në deklaratën përfundimtare të takimit dy-ditor në Japoni të shtatë ekonomive më të zhvilluara në botë. Në dokument theksohet se shtetet anëtare të grupit janë të shqetësuara nga gjendja në Detin e Kinës Jugore dhe kërkojne që mosmarrëveshjet të zgjidhen në mënyrë të qetë, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.”Është e nevojshme të kërkohen rrugë drejt arritjes së paqes në botë dhe të krijohen kushte për një botë pa armë bërthamore”, theksohet në deklaratën e Samitit të G7-ës. Në dokument jepen rekomandime për veprime të mëtejshme kolektive dhe të bashkërenduara kundër terrorizmit dhe financimit të tij, dënohen provat bërthamore dhe raketore të Koresë se Veriut dhe vërehet se sanksionet kundër Rusisë do të hiqen kur ajo te plotësojë detyrimet e marrëveshjes së Minskut.