KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni, presidenti amerikan Obama takon kryeministrin japonez

Japoni, presidenti amerikan Obama takon kryeministrin japonez

Vazhdimësia e pranisë ushtarake amerikane në Okinaua dhe ekonomia botërore do të jenë dy nga temat kryesore në axhendën e bisedimeve mes kryeministrit japonez, Shinzo Abe dhe presidentit amerikan, Barak Obama. Obama mbërrin sot në mbrëmje në Japoni në kuadër të samitit të G7-ës në qytetin bregdetar Shima, që do të fillojë nesër, pas vizitës së tij tre ditore në Vjetnam. Dy liderët do të bisedojnë mbi një seri çështjes, përfshirë situatën rajonale, ekonominë botërore dhe çështje të tjera dypalëshe dhe globale, tha kryesekretari i kabinetit qeveritarjaponez në një konferencë për shtyp.