KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni, vijojnë kërkimet për 7-vjeçarin e humbur në pyll
japoni, 7-vjecai, humb ne pyll

Japoni, vijojnë kërkimet për 7-vjeçarin e humbur në pyll

Forcat policore po vijojnë kërkimet për një 7 vjeçar i cili humbi të shtunën në një pyll malor në Japoni. Prindërit e fëmijës i thanë policisë që e kishin lënë të birin në pyll si dënim për sjelljen e tij. Filimisht, policia lokale mori një telefonate nga prindërit e shtatëvjeçarit mbrëmjen e së shtunës, të cilët thanë se fëmija humbi ndërsa familja po mblidhte barëra të egra në pyll. Me pas, ata pranuan se e kishin lënë qëllimisht djalin e tyre në pyll për ta ndëshkuar atë. Por kur u kthyen pak kohë pasi e kishin lënë, nuk e gjetën më. Rreth 80 forca policore dhe ekipe të shpëtim-kërkimit rifilluan kërkimin, ndërsa krehën zonën rreth vendit ku ai ishte lënë.