KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni, seri tërmetesh me viktima
Japoni, seri tërmetesh me viktima

Japoni, seri tërmetesh me viktima

Së paku 9 persona gjetën vdekjes dhe rreth 1000 të tjerë janë plagosur gjatë një serie tërmetesh me fortësi 6,5 ballë sipas shkallës Rihter, të cilët goditën jugperëndimin e Japonisë. Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti ka goditur më rëndë qytetin Kumamoto dhe ishullin Kiushu. Pas goditjes së parë ndodhen edhe 100 tërmete të tjera. Tërmeti shkaktoi dëme të shumta materiale, ndërsa mijëra banesa kanë mbetur pa rrymë elektrike. Dhjetëra mijëra njerëz e kaluan natën jashtë nga frika e ndonje lëkundjeje tjetër të fuqishme të tokës. Tërmeti ndodhi në një rajon ku gjenden edhe disa reaktorë bërthamorë, por ata nuk janë dëmtuar. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nëpër gërmadha.