KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni: Tufani Lionrock i afrohet bregut veri-lindor
Japoni: Tufani Lionrock i afrohet bregut veri-lindor
EPA/NASA/JEFF SCHMALTZ/LANCE/EOSDIS

Japoni: Tufani Lionrock i afrohet bregut veri-lindor

Tufani Lionrock po bëhet gati të godasë bregun veri-lindor të Japonisë dhe alarmi rritet. Janë fshirë nga lista mbi 100 fluturime dhe shumë zona të atij rajoni të Japonisë që akoma mban plagët që la cunami i vitit 2011 kanë marrë urdhërin e shpërnguljes.

Parashikimet e motit për sot flasin për erëra me 120 kilometra në orë. Arritja e Lionrock ka shkaktuar shumë mungesa të energjisë elektrike. Në Tokjo janë rreth 1200 banesa të mbetura pa rrymë dhe ka paralizuar trafikun në shumë rrugë përgjatë bregut. Toyota ka lajmëruar bllokimin e prodhimit në fabrikat e veta që ndodhen në rrugën që do të kalojë tufani.