KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni: Zbulohet për publikun treni më luksoz i prodhuar ndonjëherë

Japoni: Zbulohet për publikun treni më luksoz i prodhuar ndonjëherë

Një kompani hekurudhore japoneze zbuloi sot për publikun trenin më luksoz të prodhuar ndonjëherë. Ekspresi Mizukaze do të ofroje brenda vagonëve kushte të njëjta me ato të hoteleve me 5 yje, me veçorinë se nga dritaret mund të shijohet peizazhi i mrekullueshëm japonez. Treni me 16 vagonë do të filloje punën në qershor. Një dhomë dyshe për një natë kushton 2400 dollarë kurse një suitë për dy net kushton 10 mijë dollarë. Dhomat kanë tualet si të shtëpisë, ndërsa muret ndarëse janë krijuar me dru nga rajoni. Një pjesë e orendive janë të prodhuara në mënyrë artizanale, njësoj si kompletet e çajit, një traditë kjo e pandarë nga jeta japoneze. Për këtë arsye, një vagon i është kushtuar enkas ceremonisë së çajit. Kompania njoftoi se të gjitha biletat për udhëtimet nga qershori deri në shtator tashmë janë shitur.